The Bunker film streaming regarder en ligne QHD

HAPU - Festival i artit në Hapësirë Publike Me datë 19 korrik nga ora 22:00 Teatri ODA ju fton për një shkëmbim përjetimesh të hapjes së Festivalit nën tingujt e lëshuar nga: AGNES, TRISTANI DHE ALKETA

X-Terr E mërkurë,19-22 korrik nga ora 20:00 me pikë fillestare Bibloteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës-Sheshi Hasan Prishtina,Festivali HAPU sjell një performancë artistike me mundësi të pjesëmarrjes së publikut.Ky projekt paraqet një udhëtim metafizik-artistik që prek tema nga më të ndryshmet duke filluar nga ato psikologjike,ekonomike,politike e shumë të tjera.

HAPU - Festival i artit në Hapësirë Publike // Një Konstelacion i Vetës. E enjte, 20 korrik nga ora 21:00 tek Parku në lagjen Ulpiana, projeksion dhe bashkëbisedim (premierë e videos eksperimentale). Një histori e katër njerëzve që zhvillohen nëpër kohë. Duke përfaqësuar një konstelacion të vetës.

Nursery Crymes Duke filluar nga dita e enjte 20 korrik deri më 22 korrik, ne orën 20:00 fillon performanca promenadë specifike në vend, që trajton temën e moralit,idetë e autoritetit dhe indoktrinimit shoqëror e që bazohet në rimë, këngë, rrëfime që mësojmë si fëmijë.

Ndikimi i sigurimit shëndetësor në punësim Më 20 korrik nga ora 10:00, në zyret e Lëvizjes FOL, organizohet diskutim në lidhje me zbatimin e ligjit për sigurime shëndetësore dhe ndikimet e këtij ligji në punësim, me fokus të veçantë të rinjtë.

Zëri për trupin, trupi për zërin Të premten duke filluar nga ora 18:30, në hapësirat e Prishtina Hackerspace, punëtori me Luan Durmishin për teknikat më bashkëkohore të vokalit.